Amerikanët janë edhe më të zhgënjyer me performancën e Joe Bidenit si president në mes të konfliktit në Ukrainë dhe pak kanë besim në aftësinë e tij për t’u përballur me krizën. Të paktën kështu ka zbuluar një sondazh i ri i “NBC News”.
Sipas këtij sondazhi që u publikua të dielën, vetëm 40% e të rriturve miratojnë performancën e punës së Bidenit, nga 43% që e mbështesnin në janar. Vetëm 16% e të anketuarve thanë se “e miratojnë fuqimisht” presidentin, krahasuar me 42% që “nuk e miratojnë fuqishëm”.
Anketimi i Marsit shënon një ulje të re të të gjitha kohërave në sondazhet e “NBC”-së për Bidenin. Kujtojmë se vlerësimet për të ishin rreth 60% menjëherë pasi ai mori detyrën në janar 2021.
Presidenti amerikan me sa duket nuk ka fituar shumë votues deri më tani me trajtimin e tij të krizës në Ukrainë. Sondazi tregoi se vetëm 12% e amerikanëve kanë “shumë besim” në aftësinë e tij për të menaxhuar situatën, krahasuar me 44% që kanë “shumë pak” besim. Një tjetër 27% thanë se kishin “vetëm pak” besim, ndërsa 16% raportuan “mjaft” besim, citon RT.
Po ashtu, rreth 36% e të anketuarve thanë se janë të shqetësuar se SHBA do të përfshihet shumë në konflikt, ndërsa 21% thanë se qeveria e tyre nuk do të përfshihet aq sa duhet. Një 57% befasuese e amerikanëve besojnë se vendi tashmë është në luftë me Rusinë ose do të jetë në luftë me Rusinë brenda vitit të ardhshëm.
Biden siç duket ka dështuar në përpjekjet e tij për të bindur votuesit amerikanë se presidenti rus Vladimir Putin është fajtori për normën më të lartë të inflacionit në SHBA në 40 vjet. Sondazhi zbuloi se 38% e amerikanëve besojnë se Biden dhe politikat e tij janë më së shumti fajtorë për rritjen e çmimeve. Fajtorë të tjerë të perceptuar përfshijnë pandeminë Covid-19 (28%) dhe korporatat (23%). Vetëm 6% thanë se sulmi rus në Ukrainë ishte shkaku më i madh i krizës së inflacionit.
Vetëm 33% e amerikanëve miratojnë mënyrën se si Biden po e trajton ekonominë, nga 47% në gushtin e kaluar, tregoi sondazhi. Vetëm 6% thanë se të ardhurat e tyre po rriten më shpejt se kostoja e jetesës, kundrejt 62% që thanë se familjet e tyre po mbeten prapa ekonomikisht. Rreth 71% e shohin vendin në “rrugën e gabuar“, ndërsa 22% thanë se “është duke shkuar në drejtimin e duhur“, një shifër e pandryshuar nga rezultati i janarit.
Sondazhi i “NBC”-së tregoi se 83% e amerikanëve janë të shqetësuar se konflikti Rusi-Ukrainë do ta përkeqësojë inflacionin, duke përfshirë këtu edhe 56% të cilët janë “shumë të shqetësuar“. Shqetësime të tjera përfshijnë frikën se konflikti do të përfshijë armë bërthamore (82%) dhe se administrata e Bidenit do të dërgojë trupa amerikane për të luftuar në Ukrainë (74%).