Përfundon procesi i heqjes së dyerve të blinduara në selinë blu. Këtë të hënë godina e Partisë Demokratike të Shqipërisë është liruar nga çdo armaturë metalike, dhe tashmë ka marrë pamjen e para 8 Janarit.
Por jo vetëm kaq, janë hequr edhe çdo logo, baner dhe slogan që mbante gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte kryetar. Kështu është hequr banderola “Zgjedhim të Ardhmen” e vendosur në pjesën qendrore të godinës, e cila është zëvendësuar me një logo gjigante të Partisë Demokratike.
Prej dy ditësh tashmë, demokratët kanë punuar për të hequr dyert e blinduara, logot që vishnin xhamat dhe banerat në këtë godinë që u vendosën nga Basha përpara protestës së 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Më poshtë pamjet nga punimet që janë kryer në dy ditët e fundit në seli.