Paraditen e sotme u mblodh grupi parlamentar i PS-së, mbledhje e cila zgjati për rreth një orë në Kryesinë e Kuvendit.
Deri më tani asnjë informacion nuk ka dalë nga mbledhja. Vetë kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar që të flasë për mediat.
Megjithatë sipas “News 24”, në fokusin e diskutimit kanë qenë diskutimet që pritet të zhvillohen të enjten në Kuvend.
Po ashtu fokusi i maxhorancës në këtë kohë ka qenë situata në vend me rritjen e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.
Kujtojmë se ditët e fundit, deputetëve socialistë u ishte lënë detyra që të monitorojnë paketën e rezistencës sociale në terren, duke u shfaqur hera herës dhe si “inspektorë” çmimesh nëpër supermarkete.