Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Los Anxhelosit flet për incidentin në “Oscars 2022”: Rock ka refuzuar të ngrejë padi kundër Smith-it


Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) thotë se komediani Chris Rock ka refuzuar të paraqesë një raport policor kundër aktorit Will Smith pas incidentit në ndarjen e çmimeve “Oscar”.

Një zëdhënës i Policisë sipas BBC-së tha se “është në dijeni të një incidenti midis dy individëve gjatë programit të ‘Academy Aëards’…i cili përfshinte një individ që godiste një tjetër.

Individi i përfshirë ka refuzuar të paraqesë një raport policor. Nëse pala e përfshirë dëshiron të plotësojë një raport policie në një datë të mëvonshme, LAPD do të jetë në dispozicion për të përfunduar një raport hetimor.”

Kujtojmë se momenti i shuplakës që Will Smith i dha Chris Rock mbrëmë në ceremoni fillimisht u kuptua si shaka. Ndërsa vetëm më pas u ngritën dyshime se mbase reagimi i aktorit nuk kishte qenë aq për të qeshur, por në fakt ai ishte zemëruar vërtet me komedianin. Kjo pasi ky i fundit bëri një shaka për flokët e rruar të gruas së tij Jada, e cila vuan nga një sëmundje e quajtur alopeci, e cila i shkakton rënien e flokëve.