Një video është bërë virale pas ceremonisë së mbrëmjes së kaluar të ndarjes së çmimeve Oskar, ku protagonistë janë aktorët Will Smith dhe Chris Rock. Por çfarë ndodhi mes Smith dhe Rock të dielën mbrëma?
Askush nuk duket se e di me siguri, por diçka duket se ka ndodhur mes tyre. Rock bëri një shaka për flokët e gruas së Smith-it, Jada-s. Ai tha se flokët e saj janë të denja për “G.I Jane 2”. Rock i referohet filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O’Neil) rruan kokën.
Smith u ngjit në skenë dhe goditi me shpullë Rock-un, ndoshta si pjesë e një shakaje, por gjërat u përshkallëzuan nga aty me audion që u ndërpre nga transmetimi.
Në një klip të pa censuruar, Smith dëgjohet duke i thënë aktorit tjetër “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote.”
A ishte një aktrim, apo ishte e vërtetë? Të gjithë në rrjetet sociale, janë mjaft të habitur dhe kuriozë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Nëse kjo ishte vetëm një shaka e vënë në skenë, sigurisht që funksionoi. Rrjetet sociale për momentin nuk mund të ndalojnë së foluri pikërisht për këtë moment.
Por nëse ky ishte një sherr që ka ndodhur vërtetë mes dy aktorëve e bën situatën mjaft të rëndë. Mediet kanë filluar të kërkojnë intervistat e mëparshme të gruas së Smith-it, e cila tregonte se vuante nga një sëmundje të rënies së flokëve – Alopecia. Dhe për këtë arsye ajo kishte vendosur të rruante kokën. Dhe është pikërisht ky fakt që e lë të hapur mundësinë që Will Smith të mos ketë qenë aspak duke aktruar.
Here’s the moment Chris Rock made a “G.I. Jane 2” joke about Jada Pinkett Smith, prompting Will Smith to punch him and yell, “Leave my wife’s name out of your f–king mouth.” #Oscars pic.twitter.com/kHTZXI6kuL
— Variety (@Variety) March 28, 2022
VIA JAPANESE TELEVISION: The uncensored exchange between Will Smith and Chris Rock pic.twitter.com/j0Z184ZyXa
— Timothy Burke (@bubbaprog) March 28, 2022
Për më tepër, në fjalimin e tij pasi u shpall aktori më i mirë, Smith përlotet dhe shprehet: “E di, se për të bërë atë që bëjmë ne, duhet të jesh në gjendje të duroni abuzimin. Duhet të jesh në gjendje t’i durosh njerëzit të flasin çmenduri për ty. Në këtë biznes, ju duhet të jeni në gjendje të duroni njerëz që nuk ju respektojnë dhe ju duhet të buzëqeshni dhe të pretendoni se kjo është në rregull.”
Më pas i kërkon falje Akademisë por pa përcaktuar se për çfarë kërkon falje, duke nënkuptuar këtu mbase incidentin që kishte ndodhur më herët.
“Dua t’i kërkoj falje Akademisë, dua t’u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar.”- shprehet ai.