Vendosni fjalën kyçe....

“4 vite punë intensive. Evropa është këtu më shumë se kurrë”-Soreca mesazh pas largimit nga Shqipëria


Luigi Soreca ka dhënë mesazhin e fundit të largimit nga Shqipëria pasi i mbaroi mandati si Ambasador i Bashkimit Evropian.

Soreca shkruan se në 4 vite ka pasur punë intensive, kriza të shumta. Ai shton se Evropa është në Shqipëri më shumë se kurrë.

“Takova sot Kryeministrin Edi Rama, Ministren Olta Xhaçka dhe Presidentin Ilir Meta në fund të mandatit tim si Ambasador i BE-së në Shqipëri

4 vite punë intensive, kriza të shumta, arritje të rëndësishme. Evropa është këtu, më shumë se kurrë! Mirupafshim!”-shkruan Soreca në mesazhin e tij.