Vendosni fjalën kyçe....

Basha për arrestimet e SPAK: Rezultat i punës së jashtëzakonshme të PD-së në komisionin parlamentar, pas aferës qëndron Rama


Ish-kreu i PD-së Basha ka shkruar para pak çastesh se arrestimet e sotme nga SPAK janë rezultat i punës së PD-së në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Sipas Bashës komisioni faktoi se urdhëruesit e përgjegjësit e aferës janë ministrat e kryeministri Rama.

Ish-kryedemokrati thekson se askush nuk e beson se pas kësaj afere nuk qëndron kreu i qeverisë.

“Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie.” –shkruan Basha.