Një mjet është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen ‘24 Maji’.
Mjeti në pronësi të 29-vjeçares me iniciale V.H. është djegur plotësisht, ndërsa ka qenë brenda oborrit të shtëpisë.
Sipas policisë dyshohet se djegia ka qenë e qëllimshme.