SPAK ka firmosur 20 urdhërarreste lidhur me hetimet për çështjen e inceneratorëve dhe policia po ekzekuton urdhrin.
Mes emrave në listë është edhe njeriu i Gramoz Ruçit, drejtori i kompanisë Albptrol Florian Muçaj i cili ka qenë në komisionin e inceneratorit të Fierit. Po kështu në listë është edhe administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha.
Nga 20 urdhër arrestet 12 janë masa sigurie ‘arrest me burg’ nga të cilat 7 janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë në kërkim! Ndërkohë që 8 janë masa sigurie në gjendje të lirë.
Hetimi prej inceneratorët ka nisur prej disa muajsh. Çështja në fjalë është denoncuar nga PD-ja e LSI-ja ndërsa lidhur me këtë u ngrit edhe një Komision Hetimor parlamentar.
Në komisionin në fjalë dëshmuan kryeministri Rama, disa kryebashkiakë e ministra si dhe shumë zyrtarë e ish-zytarë të administratës.
PD ka bërë disa kallëzime në SPAK për çështjen e inceneratorëve të cilët e ka quajtur afera më e madhe korruptive në vend me një dëm rreth 430 milionë euro.
Për këtë çështje është arrestuar më herët ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ndërsa në kërkim janë shpallur biznemenët Mirel Mërtiri, bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja e Klodian Zoto.