Zbardhet vendimi i plotë i gjykatës për 9 persona për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa ‘arrest me burg’ është edhe ish-ministri Lefter Koka dhe biznesmeni Klodian Zoto. Vetëm për 7 prej tyre eshtë vendosur masa ‘arrest me burg’.
Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për ‘News24’ tha se për ish-ministrin, prokuroria ka vendosur të kërkojë një tjetër masë sigurie lidhur me inceneratorin e Fierit.
“Rëndohet pozita e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Prokuroria ka vendosur të kërkojë një tjetër masë sigurie lidhur me inceneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit që konsiderohet si koka e aferës së Elbasanit do të duhet të hetohet edhe për inceneratorin e Fierit.
Përveç tij është edhe Pëllumb Abeshi, gjithashtu është vendosur arrest me burg për Azem Shatërin dhe Florain Muçën, aktualisht drejtor i Abetrol. Për Klodian Zoton është vendosur një tjetër masë sigurie për ineceneratorin e Fierit, Zoto është gjithashtu për inceneratorin e Elbasanit.
Lefter Koka ishte i dyshuar kryesor për inceneratorin e Elbasanit, por tashmë rëndojnë dyshimet edhe për korrupsion. Në rastin konkret Klodian Zoto është i implikuar direkt. ndërkohë ajo që bie në sy është se mungojnë emra politikë. Pra nuk ka një kërkesë pranë Kuvendit të Shqipërisë për emra të dyshuar.”, tha Lala.
Personat nën hetim
Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit
Azem Shatëri, ish-kryekomunar, Portëz
Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesineve
Florian Muçaj, ish-anëtar i komisionit
Erion Murataj, ish-anëtar i komisionit
Sabina Cenoimeri, ish-anëtare e komisionit
Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit
Klodian Zoto, ish-administrator i Integratet technology servises
Arenc Myrtezai, ish-adminiatrator i inceneratorit të Fierit
Vendimi i Gjykatës
Shkurtim vendimi
“Në emër të Republikës”
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë prej:
Gjyqtare – Irena Gjoka
asistuar nga sekretare gjyqësore Bora Totolaku, sot me datë 26.03.2022, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, kërkesën penale me nr. 22 Akti që i përket:
Kërkues: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar në paraqitjen e kërkesës nga prokurori Dritan Prençi.
Objekti: I.Caktimin e masave të sigurimit personal shtërngues “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale
Ndaj personave nën hetim
- Lefter Koka
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
- Pëllumb Abeshi
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Azem Shatëri
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Florjan Muçaj
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Erjon Murataj
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Klodian Zoto
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
- Arenc Myrtezani
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
II.Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:
- Sabina Cenameri
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Etleva Kondi
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 237, 238 244/1 të K.Pr.Penale.
Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurori, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi, bazuar në nenet 112/2, 228, 229, 230, 232, pika 1 gërmat ““d” dhe “dh”, 237, 238, 244, 245, 249 dhe 466 të Kodit të Procedurës Penale;
Vendosi
I. Pranimin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Murataj, i biri i Selman-it dhe i Ervehe-së, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Klodian Zoto, i biri i Agim-it dhe i Valentina-s, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Arenc Myrtezani, i biri i Bilal-it dhe i Marinaqi-t, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim Etleva Kondi, e bija e Goxho-s dhe e Vitori-es, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
II. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të ekzekutojë vendimin e gjykatës, nëpërmjet shërbimeve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
III. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Tiranë, sot më datë 26.03.2022
Gjyqtare Irena Gjoka
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BW