Anastas Angjelin dhe Natasha Ahmetaj janë dy emrat e propozuar sot zyrtarisht nga Komisioni i Ekonomisë, si kandidatë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ahmetaj në rast se votohet, merr një mandat të dytë si anëtare.
Pranë Kuvendit të Shqipërisë u paraqitën 16 aplikime për dy vendet vakante, nga kandidatët: Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Marta Muço, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Rezarta Bitri, Emis Çerava, Manuela Tandini, Artur Mamadhaj, Blendi Sena dhe Onorina Jata.
Pas seancave dëgjimore, dy kandidaturat që siguruan mbështetjen e numrit të nevojshëm të deputetëve rezultuan Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli.
Kujtojmë se deputeti demokrat Arbi Agalliu u kërkoi deputetëve që anëtarët e këshillit mbikëqyrës të kenë gjithë përfshirjen e maxhorancës dhe opozitës për aq kohë sa Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë dhe me votim të fshehtë.