Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Paratë cash erdhën nga Malta nga porti i Durrësit, një nga kompanitë në emër të Mirel Mërtirit


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë për  emisionin “Noë” në Euronews Albania ka thënë se është një kompani off shore në Maltë që mbledh të gjithë skemën e kompanive të përfshira në aferën e inceneratorëve.

Pra sipas saj, kompanitë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, veç Zimbabve, ka disa kontrata në Bagdad dhe Tunizi.

Sipas Kryemadhit paratë për inceneratorët kanë ardhur cash nga Malta.

Diskutimi në studio:

Erla Mhilli: Ju keni thënë sot që do të keni dokumenta të tjera që do t’i denonconi për çfarë bëhet fjalë?

Kryemadhi: Bëhet fjalë për dy kompani në Maltë. Njëra kompani është regjistruar në emër të Mirel Mërtirit.

Erla Mhilli: Pra kanë patur kompani off shore atje?

Kryemadhi: Dhe kompania tjetër është kompania që janë të përfshira të gjitha kompanitë shqiptare që janë të lidhura me inceneratorët. Pra një kompani off shore në Maltë e cila mbledh të gjithë skemën e të gjithë kompanive që janë të përfshira. Ndërkohë në dijeninë tonë, kompanitë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos përveç Zimbabves kanë disa kontrata të nënshkruara nëpëmjet lidhjeve të tyre politike në Bagdat, Irak dhe në Tunizi që përsëri janë kontrata të dyshimta që janë në funksion të pastrimit të parave.

Erla Mhilli: Dakord, po si i kanë investuar këto para në fushatë elektorale në kontot e kujt kanë xhiruar këto pra
Kryemadhi: Nuk janë xhiruar në konto por kanë ardhur kesh në Portin e Durrësit siç erdhën ato të Belgjikës nëse e mbani mend. Por kanë ardhur nga Malta. Sigurisht që partnerët ndërkombëtarë kanë dijeni për to dhe sigurisht aty ku ka sy dhe veshë ka një regjistrim të lëvizjes së parave.