Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë Vladimir Putin kanë folur në telefon për situatën në Ukrainë.
Të dy udhëheqësit diskutuan pozicionin e Rusisë për një mision humanitar në Mariupol, qyteti ukrainas që është përballur me breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës.
Putin i tha Macronit se do të mendonte për këtë çështje, tha një zyrtar i presidencës franceze.
Ata diskutuan gjithashtu vendimin e Rusisë që pagesa për furnizimet me gaz rus në Bashkimin Europian të kryhet në rubla, shtoi Kremlini.
Një gjë e tillë është refuzuar nga Macron.