Vendosni fjalën kyçe....

“Mos hani dhe mos pini asgjë!”-  Cili ishte paralajmërimi i ministrit ukrainas para bisedimeve me Rusinë


Para fillimit të bisedimeve të sotme në Stamboll, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba këshilloi këdo që do merrte pjesë në negociatat me Federatën Ruse “të mos hajë ose pijë asgjë dhe mundësisht të shmangë prekjen e çdo sipërfaqeje”.

Ai po fliste gjatë një interviste për kanalin ukrainas të lajmeve “Ukrayina 24”.

Paralajmërimi erdhi pas helmimit të miliarderit rus Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas në fillim të këtij muaji në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.

Ekziston një skepticizëm në lidhje me helmimin e tyre dhe një zyrtar amerikan i paidentifikuar u citua nga “Reuters” të ketë thënë se inteligjenca sugjeroi se simptomat e burrave ishin për shkak të faktorëve “mjedisor” dhe jo helmimit.