Një raund i ri negociatash midis përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit po mbahet në Stamboll. Para kësaj, u mbajt një takim dypalësh nga krerët e delegacioneve, ndihmësi i Presidentit të Rusisë Vladimir Medinsky dhe kryenegociatori i Ukrainës, David Arakhamia.
Bisedimet po zhvillohen në rezidencën e presidentit turk. Vetë Reccep Tayyip Erdogan iu drejtua delegacioneve në mëngjes dhe u uroi atyre që të arrijnë rezultate sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas RIA-s, Erdogan tha se vetë do të largohej të vizitonte Uzbekistanin, por po linte ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu në Stamboll “për të ofruar mbështetje nëse do të ishte e nevojshme”.
Kujtojmë se fillimisht negociatat ruso-ukrainase filluan më 28 shkurt në territorin e Bjellorusisë. Më 10 mars, në Antalia u zhvillua një takim midis ministrave të Jashtëm rus dhe ukrainas Sergei Lavrov dhe Dmitry Kuleba. Që nga mesi i marsit, negociatorët kanë qenë në internet çdo ditë.