Vendosni fjalën kyçe....

Nëna Lizën nuk e lënë të protestojë: Mos fol për kauzën tënde, ku kemi ardhur ne në shtëpinë tënde


Në protestën e sotme e cila zhvillohet para kryeministrisë ishte edhe e moshuara e cila njihet si Nëna Liza, banore e “5 majit” të cilës banesa i është prekur nga projekti për rindërtimi.

E moshuara është gjendur në një debat me një protestuese tjetër i ka kërkuar të largohet dhe të mos protestojë.

“Popull duhet më shumë. Këta e kanë bërë në mend të na heqin nga vendi…”, ishin fjalët që tha nëna Liza, ndërsa në moment ndërhyn një grua që i thotë: “Mos fol për kauzën tende. Ku kemi ardhur ne në shtëpinë tate?! Prej teje thotë se është protestë politike. Ka mundësi të ikësh”.