Vendosni fjalën kyçe....

PD thirrje Ramës: Mos blloko hetimet e Prokurorisë, Bllako është vetëm nënfishi i Agaçit


Selia blu ka reaguar pas urdhër arresteve të lëshuara sot nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve, mes të cilëve edhe deputetin e PS-së, Alqi Bllakon.

Në një njoftim për mediet, Parta Demokratike i drejton një kërkesë kryeministrit Edi Rama, që të mos bllokojë kërkesën e Prokurorisë për hetimin e kësaj afere.

“Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e aferës se incerenatorëve, njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbë në aferën e incerenatorëve, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.”– thuhet në njoftimin e PD-së.