Sikurse ishte paralajmëruar, qytetarët janë rikthyer sërish në protestë kundër rritjes së çmimeve.
Qytetarë e aktivistë janë bërë bashkë dhe me pankarta në duar janë rreshtuar përpara Kryeministrisë dhe kërkojnë që të ulen taksat.
Me thirrjet “Boll na vodhët”, qytetarët akuzojnë qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar krizën e çmimeve. Ata kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që ka shkuar deri në 237 lekë për litër e të produkteve të tjera bazë.
Kujtojmë se edhe në protestat e mëparshme, protestuesit kërkuan nga qeveria heqjen e taksave, heqjen e akcizës dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik.