Vendosni fjalën kyçe....

Sot pati përparime – Rezultatet e raundit të negociatave Rusi-Ukrainë të mbajtura në Stamboll


Më 29 mars, në Stamboll u zhvilluan bisedimet e radhës ruso-ukrainase. Sipas kryenegociatorit rus Vladimir Medinsky, negociatat ishin konstruktive.

Bisedimet është dashur të zgjasin dy ditë (pra në datat 29 dhe 30 mars), megjithatë, sipas TASS ky raund ka përfunduar dhe nuk pritet takim të mërkurën.

Agjencia e lajmeve ruse ka përmbledhur informacionin kryesor në lidhje me rezultatet e raundit të fundit të mbajtur deri më tani të negociatave.

Rusia “dy hapa drejt” Kievit

Sipas Medinsky-t, delegacioni rus në Stamboll mori një “pozicion të formuluar qartë” nga kolegët e tyre ukrainas. Propozimet e Kievit do të shqyrtohen në të ardhmen e afërt, do t’i raportohen Presidentit të Rusisë, dhe më pas Moska do të japë një përgjigje.

Rusia po ndërmerr “dy hapa për të de-përshkallëzuar konfliktin”. Kështu Rusia propozon përshpejtimin e një takimi të mundshëm mes presidentëve Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky. Nëse fillimisht supozohej se liderët mund të takoheshin vetëm pas inicializimit të traktatit në nivel të Ministrisë së Jashtme, tani këto dy takime supozohet të mbahen njëkohësisht;

Po ashtu ushtria ruse do të reduktojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak pranë Kievit dhe Chernihiv-it.

Propozimet e Ukrainës

Propozimet e Ukrainës përfshijnë ndalimin e prodhimit dhe vendosjes së armëve të shkatërrimit në masë, si dhe ndalimin e vendosjes së bazave ushtarake të huaja në territorin ukrainas.

Ukraina pranon të rregullojë statusin e saj neutral dhe jo-bërthamor nëse i jepen garanci sigurie, të cilat “në përmbajtje dhe formë duhet të jenë të ngjashme me nenin 5” të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Kjo përfshin gjithashtu ndihmën ushtarake dhe krijimin e një zone ndalim-fluturimi pas tre ditësh konsultimesh për të zgjidhur çështjen në mënyrë diplomatike.

Numri i garantuesve, sipas Kievit, mund të përfshijë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (përfshirë Rusinë), si dhe Gjermaninë, Izraelin, Italinë, Kanadanë, Poloninë dhe Turqinë. Në të njëjtën kohë, garancitë e tyre nuk do të zbatohen për Krimenë dhe Donbasin.

Kievi kërkon që vendet garantuese jo vetëm të mos ndërhyjnë në hyrjen e mundshme të Ukrainës në Bashkimin Evropian, por edhe ta ndihmojnë atë ta bëjë atë “sa më shpejt të jetë e mundur”.