Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar që SPAK të bëjë hetim pasuror për të gjithë të arrestuarit për aferën e incineratorëve.
Tabaku shton se dosjet për incineratorët duhet të bashkohen për të zbuluar ku kanë shkuar 430 milionë eurot.
“SPAK duhet të ketë guximin të shkoj më tej duke përfshirë hetimin pasuror për të gjithë të arrestuarit.
Për këdo është e qartë që të gjitha këto çështje janë në fakt një çështje e vetme pra duhet të bashkohen dosjet për të zbuluar ku kanë shkuar 430 mln euro!
Ndiqni paranë, shihni se kush ka përfituar nga fondet publike nga buxheti i shtetit dhe taksat e shqiptarëve!
Për shkak të mos arrestimit të Grupit të Strukturuar Kriminal ende sot paguajmë mbi 90 mijë euro në ditë nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Tiranës.
Koha të veprojmë dhe koha që drejtësia të aplikohet mbi të gjithë, përfshirë dhe ato me pallto politike!”-shkruan Tabaku.