Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Elbasan, ku u raportua për të shtëna me armë drejt një makine në aksin Elbasan-Papër.
Disa minuta më pas është gjetur makina tip BMW ndaj të cilës është qëlluar me armë që rezulton me targa të vjedhura një vit më parë në Durrës.
Brenda makinës është gjetur edhe një armë zjarri dhe një bidon me benzinë.
Në vendngjarje shihet edhe prania e FNSH-së dhe RENEA-s të cilët kanë nisur kërkimet për të plagosurit të cilët dyshohet se janë të armatosur.
Nga ana tjetër policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Ndërsa policia në njoftimin e saj paraprak nuk ka raportuar për armë të gjetur në mjet.
“Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMË, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021. Personat që kanë qenë në mjetin tip BMË, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftonte policia.