Miliarderi rus Roman Abramovich dyshohet se është helmuar në një nga takimet për bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, që u mbajtën në kufirin bjellorus në fillim të këtij muaji.
Siç shkruan BBC, Abramovich ka pësuar simptoma të si dhimbje në sy dhe djegie të lëkurës.
Dy negociatorë ukrainas të paqes u tha gjithashtu se ishin prekur nga simptoma të ngjashme.
Incidenti u raportua fillimisht nga gazeta Wall Street Journal, sipas të cilës helmimi ka ndodhur në bisedimet e 3 Marsit.
Por Abramovich tani është shëruar dhe po vazhdon negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Natyra e saktë e pozicionit të tij është e paqartë, por një zëdhënës i biznesmenit rus tha më parë se ndikimi i tij ishte “i kufizuar“.
Ditën e sotme Abramovich ndodhet në Stamboll ku po merr pjesë në bisedimet e radhës. Agjencia ruse e lajmeve RIA ka shpërndarë një foto të Abramovich, i cili duket në gjendje të mirë.
Zëdhënësi i pronarit të “Chelsea FC” konfirmoi raportet se ai dyshonte se ishte helmuar gjatë një raundi të mëparshëm të bisedimeve.