Çmimi i naftës është ulur me 8 lekë ditën e sotme deri më 31 mars duke shkuar nga 245 lekë në 237 lekë për litër ndërsa benzina është ulur me 7 lekë duke shkuar në 211 lekë për litër.
Ndërkohë gazi është rritur me 6 lekë duke shkuar në 116 lekë për litër.
Vendimi është marrë nga bordi i ngritur, i cili do mblidhet sërish më 31 mars për të vendosur çmimet në vijim.
“Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.” – thuhet në njoftimin e bordit