Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas urdhër arresteve të lëshuara sot nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve, mes të cilëve edhe deputetin e PS-së, Alqi Bllakon.
Në një prononcim për mediet, Këlliçi tha se “nuk është lajm i gëzueshëm” vetëm kërkesa për arrestimin e një deputeti të PS-së.”
Këlliçi sugjeron se deputeti Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka janë vetëm pikënisja por ende nuk është arritur tek koka e këtij skandali, që sipas tij janë: Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.
“Në asnjë moment qytetarët s’duhet të harrojnë se Alqi Bllako e Lefter Koka janë vetëm pikënisja e aferës së inceneratorëve.
Nëse sot drejtësia do t’i shkojë deri në fund pa asnjë mëdyshje prangat duhet të tunden mbi Engjell Agaçin, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn e kryeinskenuesin, regjisorin e urdhëruesin e kësaj afere Edi Rama.
Kreu i gjithe kesaj vjedhje është inceneratori i Tiranës.
Sot SPAK i ka lëshuar urdhërarrestet për shërbëtorët e pushtetit. Janë përgjegjës, por përgjegjësit kryesor nisin me Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn dhe Engjëll Agacin. Kryevjedhja është inceneratori i Tiranës. Me firmën e tij, Erion Veliaj ka dhënë ngritjen e inceneratorit të Tiranës. Kjo vjedhje galopante, ka thyer çdo rekord. I është hedhur hi syve qytetarëve.
Unë uroj që drejtësia, në këtë dosje të bëjë njëherë të vetme në Shqipëri drejtësi. Nuk është lajm i gëzueshëm vetëm kërkesa për arrestimin e një deputeti të PS-së. Është momenti për të ngritur zërin në mënyrë që Rama, Veliaj, Ahmetaj e Agaci të mbajë përgjegjësi.”– u shpreh ai.