Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet shkresa e SPAK-ut për Kuvendin ku kërkohet arrestimi i Alqi Bllakos


Zbardhet shkresa e plotë që SPAK i ka dërguar sot Kuvendit të Shqipërisë, ku argumentohen gjitha arsyet se përse prokurorët kërkojnë arrestimin e tij.

Sipas kësaj shkrese, në kohën kur Bllako ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ka kryer veprime të kundraligjshme lidhur me inceneratorin e Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh ndaj buxhetit të shtetit.

Po ashtu në këtë dokument thuhet se është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej gati 15 milionë lekësh, të përfituara nga Bllako në mënyrë të paligjshme.

Sipas dosjes së përgatitur nga SPAK, Alqi Bllako akuzohet se ka bërë dy herë ndryshime të kontratës koncesionare. Gjithashtu thuhet se babai i tij merrte një pagë në shumën 6 mijë euro për çdo muaj nga inceneratorët.