Vendosni fjalën kyçe....

E pabesueshme ajo që ka bërë Theo Jacobs


Nga Ylli Manjani

E pabesueshme!

Një standard skandaloz i tipit komunist ky i ONM, ku prezantohen letra anonime ose ankesa nga të sëmurë mendorë kundër gjykatësve e prokurorëve.

ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) e kemi pranuar të vëzhgojë dhe të kontribuojë në procesin e Vettingut, për dy arsye:

Të sjellë informacion nga jashtë që ne nuk e kemi; dhe të sigurojë që vendimet që merren nuk janë inatçore e klienteliste.

Vetëm këto gjera nuk ka siguruar ONM!

Përkundrazi, nxit anonimatë dhe të çmendur që bëjnë kallëzime popullore.

Turp!

Hashtag ka prezantuar sot një sjellje skandaloze të njëfarë Theo Jakobs, i cili ngre pretendime shumë të rënda ndaj prokurores Elisabeta Imeraj, në disa shkrime anonime dhe nga një e çmendur. Kjo e fundit, njihet që nuk kupton rëndësinë e fjalëve që përdor, na i paska ardhur një dell informativ me fjalë të zgjedhura krejt pa pritur.

Fjala vjen kjo e çmendura di edhe kush është dhe ç’email ka kryetari i bordit të ONM!!!

Nuk po flas këtu për një anonim tjetër që përpiqet të përfshijë në skandale gjysmën e shtetit!

Kjo është e papranueshme!

Jovan Bregu është personazh grotesk i njohur nga të gjithë ne dhe s’mund të jetë “dëshmitar” i drejtësisë së re që duartrokitet nga ambasadat, për më tepër.

Të paktën në vendet nga vijnë zoti Theo dhe të tjerët këto gjera nuk funksionojnë kështu!

Duhen prova dhe vetëm prova në çdo proces të rregullt. Mund të mos na pëlqejë x apo y gjykatës apo Prokuror, por pa prova nuk mund të merren vendime.

Unë ende shpresoj që KPK dhe KPA do gjejnë pak vullnet sepse forcën e ligjit e kanë ti ndalojnë këto praktika.

Duhet të ndalojnë edhe fyerjet që këto legena u bëjnë gjykatësve dhe prokurorëve në seanca publike, se medemek na qenkan të huaj!

Edhe në qofshin dhe të ONM. E ç’a pastaj?!

Është më e ndershme ti thuash tjetrit të shkarkoj se kam qejf, sesa me anonimatë dhe me shpifje të ulëta!

Kjo sjellje është skandal moral e juridik!

Turp dhe e papranueshme!