Vendosni fjalën kyçe....

Floriana Garo prezanton veten në Whatsapp si drejtore e Komunikimit të PD


Pasi u bë spastrimi i grupit të shtypit të Lulzim Bashës në Whatsapp i cili përdorej nga PD-ja tashmë në dorë komunikimin me mediat e ka marrë Floriana Garo.

Garo ditën e sotme prezantoi vete në grupin e medias në Whatsapp si Drejtore e Komunikimit.

Gjatë kësaj kohe Floriana Garo udhëhoqëi Komunikimin e Foltores ndërsa tani pas vendimit të Gjykatës ka marrë edhe komunikimin e Partisë Demokratike.

Prezantimin e saj Garo e bëri sot nëpërmjet shpërndarjes së komunikatës lidhur me mos thirrjen në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Sali Berishës.

Njoftimi:

Mendimi, qëndrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u përdhos ditën kur për pezullimin antistatutor të Sali Berishës nga grupi parlamentar, vendosi një individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnjë institucion tjetër të Partisë Demokratike!

Mandati i çdo deputeti të Partisë Demokratike është marrë në dt 25 Prill nga votuesit e Partisë Demokratike. Besimi i demokrateve në mandatin e Sali Berishës u konfirmua në 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe më pas në 6 Mars.

Ata që morën vendime duke shkelur statutin, pa pyetur Këshillin kombëtar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.

Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund!

Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe!

Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre.

Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!

Floriana Garo,

Drejtore e Komunikimit te Partise Demokratike