Vendosni fjalën kyçe....

Ish-komandanti i NATO-s: Nuk ka paqe për sa kohë Putini është në pushtet


Sir Richard Shirreff, ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s në Evropë beson se nuk do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, për sa kohë që presidenti rus Vladimir Putin do të jetë në pushtet.

Shirreff thotë se “si shumica e njerëzve” edhe ai ka dyshime të thella për premtimin e Rusisë për të reduktuar sulmet në Kiev dhe Chernihiv.

“Kjo është pothuajse me siguri një pranim se përpjekja për të avancuar në boshte të shumta ka dështuar dhe ka shumë gjasa të parashikojë një përqendrim të forcës në një zonë tjetër.”- thotë ai sipas BBC-së.

“Unë gjithashtu nuk do të përjashtoja ndonjë formë mashtrimi.”– thotë ai.

“Ndërkohë që Putini është në Kremlin, nuk mund të ketë paqe në Evropë.”- thotë Sir Richard, duke e përshkruar liderin rus si një “autokrat gjakatar”.

Shirreff thotë se NATO duhet të sigurohet që lufta “të mbetet një luftë e ftohtë dhe jo një luftë e nxehtë” me Rusinë dhe thotë se kjo do të thotë që NATO të përgatitet për luftë në çdo aspekt.