Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: LSI shumë e vogël për Metën, mund të jetë ideator i një lëvizje të re


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një intervistë në A2 CNN ka folur edhe për të ardhmen e Ilir Metës pas përfundimit të mandatit të Presidentit.

Kryemadhi tha se Meta mund të jetë ideatori i një lëvizjeje të re ndërsa për rikthimin në LSI ajo shtoi se është një kostum që i rri ngushtë.

LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri pak ngushtë. Meta mund të jetë ideatori i një lëvizje të re, e cila rikthen jo vetëm identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë. Na pëlqen apo jo, ai është politikani i vetëm që Monika Kryemadhi dhe Basha e përballëm 3 herë me togat e pushkatimit, për gabimet e Bashës dhe keqdashjet e Bashës”, deklaroi Kryemadhi.