Vendosni fjalën kyçe....

ME FOTO – Emërtohet rruga ‘Ukraina e Lirë’ në Tiranë


Një rrugë në Tiranë është emërtuar ‘Ukraina e Lirë’.

Rruga ndodhet pranë Kuvendit aty ku ndodhen ambasadat e Ukrainës, Kosovës, Serbisë e Rusisë.

Emërtimi i rrugës është bërë në shenjë solidariteti me Ukrainën pas sulmit të Rusisë ndaj fqinjit të saj më 24 shkurt.

Moska e ka quajtur sulmin ‘operacion special’ që synon demilitarizimin  dhe denazifikimin e Ukrainës ndërsa Kievi e ka quajtur sulmin si të paprovokuar. Pas kësaj pjesa dërrmuese e vendeve perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë.