Forcat ruse po përgatiten të rifillojnë operacionet sulmuese. Të paktën kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk.
Sipas BBC-së, Motuzyanyk citohet të ketë thënë se “Ata ende po përpiqen të marrin qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit dhe qytetet Popasna dhe Rubizhne në Luhansk, me përpjekjet e tyre kryesore të fokusuara në rrethimin e trupave ukrainase në lindje të Ukrainës.”
Motuzyanyk shtoi se janë vërejtur disa lëvizje të forcave ruse larg rajoneve të Kievit dhe Chernihiv, por komanda ushtarake e Ukrainës nuk e konsideron këtë si një tërheqje masive.
Kujtojmë se pas negociatave në Stamboll, Rusia tha të martën se do të tërheqë forcat nga kryeqyteti dhe nga qyteti verior i Chernihiv, por se pozicioni i saj ndaj Krimesë dhe rajonit lindor të Donbasit nuk ka ndryshuar.