Vendosni fjalën kyçe....

Morën peng një 34-vjeçar në zonën e Laprakës, arrestohen dy të rinjtë



Dy të rinj janë vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohen për pengmarrjen e një 34-vjeçari.

Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë një vajzë 26-vjeçare me inicialet E.K., si dhe 32-vjeçari me inicialet P.Sh. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, ku dy të rinjtë akuzohen se kanë marrë me forcë në makinën e tyre 34-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç.”- thuhet në njoftimin e Policisë.