Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi nga Moska: Po vjen një rend i ri financiar botëror


Një rend i ri financiar do të negociohet në botë dhe Perëndimi nuk do të ketë më fjalën kryesore në të. Kështu është shprehur ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Në një postim në “Telegram”, Medvev tha se sanksionet “djallëzore” të vendosura ndaj Rusisë nga SHBA-të, BE-ja dhe aleatët e tyre për konfliktin në Ukrainë nuk kanë arritur të dëmtojnë vendin, por në vend të kësaj po “kthehen në Perëndim si një bumerang”.

Ai shtoi: “Kjo është e dëmshme për miqtë tanë në Evropë dhe jashtë saj.”

Por ndërkohë që Perëndimi vazhdon “përpjekjet e pafrytshme” për të kufizuar Rusinë, sipas tij “bota po shkon gradualisht drejt një logjike të re të marrëdhënieve ekonomike globale; drejt përmirësimit të sistemit financiar.”

Sipas Medvedev, SHBA-ja dhe BE-ja kanë “njollosur reputacionin e tyre” duke bllokuar rezervat e bankës qendrore ruse.

“Është e pamundur t’u besohet atyre që ngrijnë llogaritë e shteteve të tjera; vjedhin asetet e biznesit të njerëzve të tjerë dhe pasuritë personale, duke kompromentuar parimet e shenjtërisë së pronës private.”- tha Medvev sipas RT-së.

Ish-presidenti rus tha se perspektiva për të braktisur dollarin dhe euron në këtë rol nuk duket më si një perspektivë joreale: “Epoka e monedhave rajonale po vjen.”

Rusia ka njoftuar se duke nisur nga 31 marsi, ajo do të pranojë pagesa për gazin në rubla vetëm nga “vendet jomiqësore”, të cilat përfshijnë SHBA-në dhe BE-në, ndërsa Kina dhe Arabia Saudite kanë diskutuar kalimin në juan në tregtinë e tyre të naftës.