Vendosni fjalën kyçe....

Kim reagon për situatën në Kadastrën e Durrësit: Presim hapa konkretë kundër korrupsionit në regjistrimin e pronave


Ambasadorja e Amerikane Yuri Kim ka reaguar për situatën në Kadastrën e Durrësit.

Kim shkruan se pret hapa konkretë që shkaktarët të mbajnë  përgjegjësi si dhe për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri.

Mirëpresim raportin e Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për të nxjerre përpara përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri. Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE”-shkruan Kim.