Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj ‘paralajmëron’ Tabakun: ‘Bota është me rrota’, lëreni drejtësinë të bëjë punën


Zv.kryeministri Ahmetaj i është përgjigjur deputetes së PD-së Tabaku e cila në fjalën e saj në Kuvend tha se para drejtësisë për aferën e inceneratorëve duhet të dalin edhe kryeministri Rama, Ahmetaj, ish-ministri Gjiknuri e kryebashkiakët socialistë Veliaj, Subashi e Sako.

Numri dy i qeverisë tha se opozita duhet të lërë drejtësinë që të bëjë punën e saj e të mos sillet si prokurore inkuizicioniste.

“Paaftësia, plus populizmi, plus cinizmi është katastrofë dhe për katastrofa ju kemi më prodhimtar ju. E dyta kujdo qoftë që dëshiron dhe ka histori interesante me drejtësinë do ju kujtoj një shprehje në anglisht, ‘ëhat goes around, comes around’ (bota është me rrota, çfarë të bësh do gjesh). Mos hajdeni këtu si prokurorë inkuizicionistë populistë. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj.” – tha Ahmetaj gjatë seancës.