Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj shpall kandidaturën dhe rrëfen si bashkëpunoi Basha me Fondacionin Soros për të kapur Avokatin e Popullit


Avokati Altin Goxhaj ka shpallur kandidaturën për tu zgjedhur si Avokat i Popullit. Njoftimin Goxhaj e ka bërë nëpërmjet rrjeteve sociale u thotë se pas shpalljes së vakancës ai do kandidojë për këtë post.

Goxhaj thotë se edhe në 2016 shpalli kandidaturën por Fondacioni i Sorosit e kundërshtoi dhe kërkoi që të shtyheshin procedurat në mënyrë që të mos fitonte ai sipas parimit shumëvjeçar që Avokati i Popullit i jepet opozitës.

Por duke pasur ndërhyrjen e Sorosit siç sqaron Goxhaj procedurat u shtyë dhe u zhvillua një seancë vetëm në janar të vitit 2017. Procedurat e shtyrjes u kundërshtuan në parlament vetëm nga deputeti Petrit Vasili dhe opozita heshte në atë vit zgjedhor.

Më tej Goxhaj tregon edhe rolin e Lulzim Bashës i cili caktoi avokaten e tij Erinda Ballancën.

Goxhaj shkruan se PD-ja heshti duke mos kundërshtuar procedurat dhe priti marrëveshjen e 17 majit për të caktuar Ballancën në bashkëpunim me Edi Ramën.

Goxhaj e cilëson Ballancën si braktisëse të protestuesve që dhunoheshin nga policia.

Avokati Altin Goxhaj më tej shkruan se do jetë në ndihmë të protestuesëve atje ku ka probleme.

Goxhaj e sheh si shenjë të mirë rikthimin e Berishës si drejtues i opoziës pasi sipas tij shkëput atë nga urdhrat e Sorosit.

Avokati shprehet i bindur se do ketë mbështetjen e opozitës në garimin e tij për Avokatin e Popullit.