Ish-kreu i PD-së Basha ka vlerësuar lëvizjen e SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve, duke theksuar se vjen pas një beteje prej 5 vitesh nga ana e selisë blu.
Gjatë një deklarate jashtë parlamentit ai tha se veprimet e SPAK janë të pamjaftueshme duke qenë se para drejtësisë duhet të shkojë kreu i aferës, duke nënkuptuar kryeministrin Rama.
Po kështu Basha tha se paketa e ofruar nga qeveria për krizën në vend është qesharake.
“Nuk mund të mos shoh në sy që ky është një hap i parë që duhet përshëndetur dhe vjen nga një beteje prej 5 vitesh nga PD, që kulmoi me komisionin e inceneratorëve. Është një hap i parë, por siç e thashë dhe dje është i pamjaftueshëm pasi përpara drejtësisë duhet të shkojë koka e kësaj afere. Dua ta theksoj se hetimi i kësaj afere ka vendosjen për qëllim të kokës së kësaj afere. Kjo do të ishte një demaskim i atyre që nuk i shërbejnë drejtësisë. Nuk bëhet fjalë për dënime individësh, por akte korruptive që gërryejnë xhepat e shqiptarëve. Kjo është thërrime nga një sofër e shtuar me luks. Sistemi që ka ndërtuar Rama është sistem skllavërie moderne, ku shtresa e mesme është vendosur nën presionin e taksave. Kushdo tjetër, lufton për mbijetesë. Në fakt vendi ka alternativë, ka të gjitha mundësitë për të siguruar jetesën e shqiptarëve. PD duhet të kthehet në shpresën e shqiptarëve, për këtë po punojmë.” – tha Basha.