Vendosni fjalën kyçe....

Basha vijon serinë e takimeve në terren, ndalet në Elbasan


Ish-kryetari Lulzim Basha ka vijuar serinë e takimeve me mbështetës të tij dhe këtë herë është ndalur në Elbasan.

Basha që prej largimin nga drejtimi i PD-së  po zhvillon biseda me simpatizantë dhe mbështetës demokratë.

Basha dha dorëheqjen nga PD-ja pas një tensioni dhe përplasje me Sali Berishën dhe më vonë edhe deputetë që e mbështetën atë pas pezullimit të Berishës nga Grupi Parlamentar si masë për shpalljen “non grata”.

Pika kulminante e përplasjes dhe pakënaqësisë ndaj Bashës erdhi edhe si pasojë e humbjes në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Tashmë PD-në e  drejton formalisht Enkelejd Alibeaj por që nuk njihet nga Grupi i Rithemelimit i cili pothuaj ka marrë drejtimin e selisë blu.

Lëvizja e Bashës në terren nuk dihet se në çfarë do konkludohet ndërsa pritet që të zhvillohen sërish zgjedhje në Partinë Demokratike për të vulosur legjitimitetin e lidershipit.