Vendosni fjalën kyçe....

Bora Muzhaqi bën gafën e radhës: Nga nesër taksë zero mbi taksat


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka bërë gafën e radhës.

Këtë herë në përpjekje për të mbrojtur Paketën Sociale të qeverisë Muzhaqi u ngatërrua gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Muzhaqi tha se Shqipëria ka taksë “zero për taksat”.

TVSH për biznesin e vogël është më e ulëta në rajon. Le të flasim për tatim fitimin. Për bizneset e vogla është zero. Për biznesin e madh jemi në nivelin 15%, njësoj si në Serbi. Flasim edhe për taksën për punën. Një person që punon dhe tatohet në Shqipëri ka tatimin më të ulët në rajon. Me një taksë zero për taksat (pagat) deri në 40 mijë lekë duke vazhduar nga nesër”, u shpreh ajo.

Muzhaqi nuk e ka herën e parë që bën gafa në publik. Ajo ka bërë ngatërresa që në prezantimin si kandidate për deputete duke u mbajtur mend për frazën “babai im takoi prindërit e mir”.

Babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm njëherë e kam parë që të lotojë, ishte dita kur takoi prindërit e mi në gjimnaz”-deklaronte Muzhaqi.