Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri: Opozita do tërmet politik që të bjerë qeveria


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të opozitës në Parlament për rritjen e çmimeve në vend.

Gjiknuri tha se opozita kërkon tërmet politik që të bjerë qeveria.

Më tej, lidhur me situatën ekonomike, Gjiknuri tha ae kriza sapo ka nisur.

Opozita ka dëshirë për të sulmuar qeverinë. Çmimet nuk kontrollohen nga qeveria shqiptare. Këtu nis dhe del një togfjalësh i ri; hiqni taksat dhe qeveria është grup i strukturuar kriminale. Por të thuash të heqësh taksat, do të thotë që ta lësh qeverinë të zbuluar në skenarë që ne se dimë se si do të zhvillohen. Prudenca e ekonomisë, është; targeto njerëzit më të varfër. A duhet më shumë? Mbase duhet më shumë, por problemi është sa janë mundësitë. Kjo krizë sapo ka filluar. Funksioni i shtetit nuk mund të bjerë, se këtë doni ju. kur nuk ke shpresa, nuk ke mbështetës, dështon me vota, doni tërmet politik që të bjerë qeveria. Duke tërbuar dhe nxitur njerëzit me idenë se kjo qeveri duhet përmbysur. Kjo është e vetmja shpresë që keni. Doni të krijoni idenë e tokës së djegur. Kur ju shohin juve thonë, dikush mund të thotë; më mirë të rrijë Edi Rama. Do doja të kishte ekuilibër politika, por kjo është e vërteta. Bëhuni të arsyeshëm, Arsyeja është fjalë e madhe në Shqipëri. Por një qeveri e përgjegjshme s’mund të plotësojë çdo kërkesë tuajën. Heqja e taksave do të thotë që arka e shtetit të jetë bosh. Ku e dimë ne se si do të performojë qeveria?”, tha Gjiknuri.