Zbardhet masa e sigurisë, që u dha sot nga Gjykata e Posaçme për 3 të arrestuarit në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Masa ‘arrest me burg’ është caktuar për shtetasin Pëllumb Abeshi dhe për Bardhul Çabiri, ndërsa për Serafin Papën është caktuar ‘arrest shtëpie’.
Në burg për aferën e inceneratorit të Elbasanit është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, për të cilët është caktuar ‘arrest me burg’ janë në kërkim.