Pas pezullimit të lundrimit në Portin e Vlorës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në atë të Durrësit.
Autoriteti Portual ka vendosur bllokimin e daljes në det të anijeve të tonazhit të ulët për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Sipas njoftimit, katër anije janë tashmë më port dhe po vijojnë me procedurat e përpunimit.
“Tragetet ndodhen të akostuara në Terminal, pa mundur të nisen nga të dyja anët e Adriatikut. Anijeve të tonazhit të ulët u është pezulluar përkohësisht dalja në det, deri në një urdhër të dytë të Kapitenerisë së Portit. 4 anije tregtare ndodhen të akostuara në kalatat portuale, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, për të vijuar procesin e përpunimit. Forca e erës shënon 10-11 m/s, ndërsa forca e detit deri në 7 në det të hapur. Autoritet detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë monitorimin e situatës minutë pas minuti, për shmangien e avarive detare deri në rikthimin në normalitet të situatës.” – thuhet në njoftim.