Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka votuar dy anëtarët e rinj e të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Shumica nuk ka zgjedhur asnjë nga propozimet e opozitës duke votuar për Natasha Ahmetajn dhe Anastas Angjelin.
Ahmetaj ka marrë 80 vota pro, 7 kundër dhe 3 vota abstenim ndërsa Angjeli ka marrë 92 vota pro dhe një kundër.
Po ashtu sot në Kuvend janë miratuar edhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2022 për Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e krizës.