Vendosni fjalën kyçe....

Po punonte me vinç, humb jetën 30-vjeçari në Shijak


Një 30-vjeçar ka humbur jetën në një aksident teksa ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shijak rreth orës 8:30 të mëngjesit në mjedisin e një kompanie me pronar shstetasin A.D.

Personi që ka humbur jetën sipas policisë është djali i pronarit të kompanisë.

Njoftimi

“Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”