Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nafta falas për fermerët, Paketa e Rezistencës Sociale shton mbështetjen për ta


Kryeministri Rama ka pohuar në Kuvend se Paketa e Rezistencës Sociale rrit mbështetjen për fermerët.

Ai tha se nafta për këtë kategori është e subvencionuar që prej vitit të shkuar dhe kjo ka bërë të mundur që për skemën në fjalë të financohen 14 milionë dollarë.

“Nafta për fermerët e cila qysh prej vitit të shkuar, është një produkt i subvencionuar nga qeveria në funksion të mbështetjes së fermerëve përmes një skeme që e bën të pamundur devijimin që për fat të keq ka ndodhur në të shkuarën ku janë provuar skema të subvencionimit të naftës për fermerët. Kemi mbështetur drejtpërdrejt fermerët, prodhimin dhe transportin. Kjo paketë e rezistencës sociale, shton mbështetjen për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plot të të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes dhe bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 milionë dollarë.” – tha ndër të tjera Rama.