Vendosni fjalën kyçe....

SKANDALI NË VETTING-Komisionerja Genta Bungo kërkoi shkarkimin e Prokurores Imeraj si maloke (një maloke më pak)


Procesi i vettingut në apel (KPA) i Prokurores të Tiranës Elisabeta Imeraj ka sjellë skandalin e dytë pas atij të Theo Jacobs.  Imeraj ka paraqitur sot një sms të komisioneres së shkallës të parë Genta Bungo, nëpërmjet të cilit Bungo kërkon shkarkimin e Imerajt sepse ajo për Bungon është një maloke.

Në deklarimin e saj gjatë seancës së rivlerësimit Imeraj tha se Genta Bungo e paragjykon atë. Duke treguar një mesazh të Genta Bungos e cila kishte thënë për Imerajn se nuk duhet në sistemin e drejtësisë me etiketimin “një maloke më pak”,

Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ça të duhet, ajo qeshi ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”-deklaroi Imeraj.

Më tej Imeraj tha se e shqetëson më shumë në procesin e rivlerësimit të saj perceptimi i gabuar i ngritur nga OMN-ja në raport me të.

Në deklarimet që bëri në seancë Imeraj theksoi se hetimet e SPAK nuk gjetën indicie për të hetuar atë nisur nga pretendimet e Valentino Ymearajt se ka pasur korrupsion.

Drejtuesja e Prokurorisë Tiranë, shprehu gjithashtu shqetësim edhe për shqyrtimin e zgjidhjes së martesës së saj duke thënë se është ndërhyrë në privatësinë e saj si subjekt i rivlerësimit. Kjo çështje ka qenë edhe arsye përplasje mes Bungos dhe Imerajt në shkallën e parë të të vettingut ku Genta Bungo është pjesë e trupës së vlerësimit. 

Deklaratat e plota:

Elisabeta Imeraj: Në lidhje me këtë pretendim, ILD ka vendosur për pushim, për mos gjetje të elementeve faktik. Jacobs  e nisi emailin e njëjtë në SPAK, me pretendimet e Valentino Ymerajt se paska patur edhe korrupsion. Nga hetimet e strukturës anti korrupsion, nuk u gjet asnjë lloj indicie për të kryer hetime të mëtejshme. Ajo që më shqetëson nuk janë hetimet, por perceptimi i gabuar dhe shqetësues i ngritur nga OMN në raport me të gjithë sepse është shpërndarë gjithandej.

Në dukje të paktën, procesi im ishte normal.

Nëse procesi im nuk do kishte filluar në mënyrë të afektuar për shkak të konfliktit të interesit (me komisioneren Etleda Çiftja), ne nuk do të ishim në këto kushte. Në prokurorinë e Tiranës, në komisariat fillimisht, një shtetase A.M, bën një kallëzim penal, për kanosje. Në këto akte, pasi është marrë vendimi i pezullimit nga prokurori që ka ndjekur hetimi, më shton bindjen që procesi i rivlerësimit është filluar keq nga ish komisionerja e përjashtuar. Do duhej që vëzhguesi ndërkombëtar të rishikonte edhe të drejtat ndaj subjektit të rivlerësimit, se ish- bashkëshorti i subjektit në 1999 ka pasur një konflikt me të. Jam e pajisur me certifikatë sigurie të nivelit të lartë, e për ta bërë këtë duhet bërë një hetim i thelluar nga një sërë institucionesh. Pse të gjitha këtyre i institucioneve iu paraqitet presion për tu pajisur me certifikatë. I kërkoj kësaj trupe gjykuese që gjithë dokumentacioni i kërkuar ndaj meje të merret në cilësinë e provës që gjithçka të qartësohet.

Elisabeta Imeraj: Në një pasazh të mesazheve nga subjekti A.M, pasi është marrë në pyetje dhe ka qëndruar në polici për një kohë të gjatë. “Çfarë pune kam unë që po më ngatërron me Elisabeta Imerajn? Tentativat e saj për të penguar komisioneren i dinë edhe muret e komisionit”. Që nga nisja e zbatimit të reformës në drejtësi dhe komisioneve të rivlerësimit, në rolin e drejtueses së prokurorisë Tiranë, komunikimi me ONM, ishin gjëra normale, dhe pse një komunikim i iniciuar nga ju duhet parë si normale dhe i zbatuar në ligj, dhe pse një email që shpreh një shqetësim, qenka i tepruar. Kam pritur dhe mirëpritur në zyrë për të marrë a dhënë i formacione çdo përfaqësues zë ONM. Edhe Jacobs ka ardhur në prokurori për një tjetër subjekt, dhe nuk i ka gjetur në vitin 2017, një procesverbal të hyrjeve dhe daljeve në prokurori, kohë kur unë se kisha marrë këtë detyre.

Elisabeta Imeraj (lexon mesazhin) : Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ça të duhet, ajo qeshi ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime.

Më ka ndodhur të përballohem me situata të ndryshme, një stigmatizim të tillë të bërë për qëllime politike e kuptoj. Komisioneri për Diskriminim ka një raport për stigmatizimin dhe paragjykimin tim për prejardhjen nga Tropoja. Si mund të vendoset një stigmatizim i tillë për origjinën, dhe për më tepër nga brenda institucionit. Kjo është e papranueshme ndaj kujtdo.

Elisabeta Imeraj: Unë vetë i jam drejtuar prokurorisë për të kërkuar hetim edhe për momentin e dorëheqjes së zonjës Çiftja. Vetë kjo e fundit pranon se s’ka pasur asnjë lloj ndikimi apo ushtrimi presioni. Por përderisa disa individ bëjnë deklarime të tëra kundër subjektit të rivlerësimit. Edhe unë kam të drejtë të mendoj se nuk shkon kështu. Problemi është se nuk mund të mbajë njeriu veprime që nuk i ka bërë.

Një gjetje për zgjidhjen e martesës, në kundërshtim me parimin e ruajtjes së privatësisë. Është bërë objekt jo vetëm shqyrtimi, por edhe diskutimi, parashtrimi, mediatizimi në mënyrë të panevojshme. Situata faktike është zhvilluar në përputhje me praktikat ligjore. Nuk dua të tregoj detaje mbi arsyet e zgjidhjes martesës sepse është individuale. Ka sjellë dy pasoja, kujdestarinë e fëmijëve dhe detyrimin ushqimor. Nuk shoh asnjë lloj praktike për të treguar se nëse është bërë pagesë për detyrimin ushqimor apo jo, për pagesat e shkollës etj. Me vullnet të lirë, pagesat është dakordësuar të bëhen njëherë në vit për çdo vit. Nëse kjo është shkelje e ligjit, atëherë unë ngre duart e s’ka ça të them. Edhe në raport me këtë gjetje, unë kam marrë të dhënat nga banka me dokumentacion të plotë, është bërë çdo vit në të njëjtin afat kohor, për ushqyerjen dhe pushimet verore, përfshirë edhe nevojat shtesë që mund të kenë. Në gjykatën e Tiranës, është një proces tjetër duke u zhvilluar, të gjitha aktet që lidhen me këtë kriter, ndodhen në fashikullin për zgjidhjen e martesës, dhe e kam nisur në cilësinë e provës.

Kriteri i figurës, do doja që dokumentacionin dhe pretendimet e mia që janë në dispozicion të trupës gjykuese të merren si prova. E gjen veten jo shumë rehat dhe komod, si në rastin e znj Bundo, duhej të mbaja mend konfliktin por ajo nuk duhej ta mbante mend në 1999. Mbaj përgjegjësi unë sot për një fakt që nuk ka ndodhur. Në departamentin e pol kriminale, më është kthyer përgjigje për shtetasin Adrian Kadiu, ku pasqyrohet se nuk figuron asnjë shtetas me këtë emër dhe asnjë informacion rreth tij. Për Agron Tahir Bajri, rezulton kjo përgjigje, nuk ka qenë i dënuar, i kërkuar për kryerjen e ndonjë vepre penale. Kam kërkuar nga ky departament info për shtetasin A.B, dhe kam marrë përgjigje se nuk ka shtetas të regjistruar në këtë emër as nuk ka informacion. Rrahim Shehi (për ish-bashkëshortin tim) për shkak të mbiemrit e lidh me një grup kriminal, më konsiderojnë si nuse të këtij fisi Bajri. Edhe ky perceptim është krijuar dhe hedhur gjatë procesit tim të rivlerësimit, gjë e cila nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë lidhje, as fisnore, as familjare as njohje. Për shtetasin Agron Bajri interpol më është përgjigjur se nuk ka të dhëna për arrestim, ndalim apo procedim të tij në ndonjë shtet tjetër. Kur jam martuar në 2007 nuk mund të më shkonte ndërmend të kërkoja dëshmi penaliteti, por edhe po ta kisha bërë nuk do kishte rezultuar asgjë.