Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali-Tabakut: Mjaft moj zonjë bëre teatër, s’e çove ti pas hekurave deputetin po reforma në drejtësi


Ministrja Spiropali i është përgjigjur deputetes së PD-së Tabaku lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme për arrestimin e Alqi Bllakos.

Ajo tha nuk është ajo që e ka çuar pas hekurave deputetin po reforma në drejtësi.

Po kështu Spiropali e ironizoi demokraten duke i bërë thirrje që të mos bëjë teatër në parlament.

“Mjaft moj zonjë bëre teatër me nënë, e grua, e deputete e detyra jote. Thua ti se detyra jote qenka të çosh njerëz pas hekurave. E para e punës nuk ishte balloni prej 430 milionë eurosh që t’u shfry në komisionin që ngrite vetë ti që çoi pas hekurave Alqi Bllakon, por reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi që ti de kolegët e tu nuk latë dy gurë bashkë për ta kundërshtuar.Ti zonjë që sapo dole nga salla se të erdhi ora e gjumit, e vërteta është se reforma në drejtësi bëri punën e saj. Dhe jo ti e kolegët e tu që çoni njerëz pas hekurave. Këtu mungon edhe deputeti Basha. Institucionet e drejtësisë të bëjnë punën për të gjithë.”