Vendosni fjalën kyçe....

Sula thirrje socialistëve: Hani mor si miu jo si ariu, po s’ju del as elefanti


Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka akuzuar ashpër qeverinë Rama lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, demokrati tha se paratë e inceneratorëve janë zhdukur ndërkohë që qytetarët përballen me një krizë të thellë.

“Ju të rreni në mes të ditës. Për të vjedh po e po po ju të rreni në mes të ditës. Se as nuk skuqeni, as nuk nxiheni. Nuk keni pikë turpi. Si nuk keni turp me vjedhjen e inceneratorëve. Vala e dytë e arrestimeve ka ndodhur për inceneratorët dhe pritet vala e tretë që do shkojë deri lart. Paratë e inceeratorëve nuk ekzistojnë, janë zhdukur. Ku shkuan paratë e buxhetit të shtetit. Kush i mori, kush i vodhi. Arroganca juaj këtu është e tmerrshme. Është për të ardhur keq. Hani mor si miu jo si ariu. Po ju nuk del as elefanti.” – tha Sula.