Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Sot para drejtësisë për inceneratorët duhet të ishin edhe Rama, Ahmetaj, Gjiknuri, Veliaj, Subashi e Sako


Deputetja e PD-së Tabaku ka thënë gjatë seancës plenare se kryeministri Rama, zv.ryeministri Ahmetaj, ish-ministri Gjiknuri e kryebashkiakët Veliaj, Subashi e Sako do duhet të ishin para drejtësisë për aferën e inceneratorëve.

Ajo theksoi se tashmë është faktuar se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga zyrtarët më të lartë të qeverisë.

“Po të isha kryetar i PS-së sot me kokëulur do kërkoja ndjesë që Alqi Bllako e Lefter Koka kanë qenë pjesë e grupit parlamentare të PS. Sot nëse do kishte drejtësi Rama e disa ministra e kryebashkiakë do ishin para drejtësisë. Të flasësh për Aktin Normativ ndërkohë që paguihen 90 mijë dolarë për inceneratorët kjo nuk ka kuptim. Sot para drejtësisë duhet të kishin dalë zv.kryeministri Ahmetaj, ish-ministri Gjiknuri e kryebashkiakët Veliaj, Subashi e Sako. Ata janë grup i strukturuar kriminal. SPAK ka bërë puë të mirë po është e pamjaftueshme nëse individët në fjalë nuk dalin para drejtësisë.” – tha Tabaku.