Vendosni fjalën kyçe....

VAR i mohon golin Vllaznisë, kualifikimi për në finale të Kupës shtyhet në sfidën e kthimit


Në sfidën e parë gjysmë finale për Kupën e Shqipërisë mes Partizanit dhe Vllaznisë ndodhi gjithçka përveç golit.

Sfida e zhvilluar në Elbasan Arena përfundoi në barazim pa gola duke e lënë të hapur kualifikimin për finale në sfidën e kthimit.

Të kuqtë ishin me insistues dhe e kërkuan golin më shumë, pretenduan për penallti, goditën edhe shtyllën me Skukën, por nuk realizuan. Vllaznisë në fund iu anulua një gol.

Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh në Shkodër.